(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij drejtorin gjeneral të “Caritas Kosova” në Republikën e Kosovës, Don Viktor Sopi, i cili uroi për marrjen e detyrës së të parit të Gjilanit.
Kryetari Haziri pasi ka falënderuar për vizitën drejtorin e ”Caritasit Kosova”, ka thënë se Komuna e Gjilanit do të jetë e hapur për bashkëpunim në projekte të ndryshme në të mirë të qytetarëvë të Gjilanit.
”Natyrisht që jemi ata që do përkujdesem ndaj personave me aftësi të kufizuara, të personave të vetmuar e kategori të tjera. Jam i interesuar që programet të realizohen mirë dhe drejt dhe pa ndërhyrje. Do të përkrah cdo iniciativë që është në të mirë të qytetarëve të Gjilanit”, ka deklaruar me këtë rast kryetari Haziri./2lonline/