“Sapo e morëm njoftimin zyrtar nga IKSHP që nuk e kemi asnjë rast të ri me Covid19. Një bashkëqytetar është shëruar plotësisht, përderisa nëntë raste janë në tretman mjekësor”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Sipas tij, në izolim janë 7 familje në Lladovë, 3 në Arbëria, 2 në Malishevë të Epërme dhe 1 në Deremahallë.
Haziri theksoi se në Vrapҫiq e Zhegër është shuar burimi i infeksionit.
“Po punojmë me zbatim të masave strikte dhe nëse vazhdojmë me këtë lojalitet qytetar, shumë shpejt Gjilani do të jetë komuna e parë që nukdo ta ketë më asnjë të infektuar. #rriNshpi”, ka thënë Haziri.