Është banalizëm politik, apo politikë primitive?!

Është banalizëm politik, apo politikë primitive?!

Të deklarohet një deputet “popullor” se nuk voton asnjë Qeveri ku nuk është në udhëheqje partia e tij, kjo është është non-sens politik.

Shkruan: Gani NEZIRI

Dhe aq më tepër kur mban pozicionin e rëndësishëm partiak si zëvendës Kryetar.

Jo, kjo nuk mund të jetë politikë bashkëkohore në këtë situatë pandemie ku kërkohet më shumë se kurrë një përafri mes partive politike të një shteti.

Nuk më pëlqen ta quaj deklaratë primitive, por ama, ishte e ashpër shumë. Ishte ekstreme.

Ama, bash hiq nuk i shkon për fytyre politikës përafruese PDK-iste që aq shumë u përpoq ta proklamoj kohëve të fundit Kryetari i partisë z.Veseli.

Madje, toleranca politike e Kadri Veselit e shprehur ditëve të fundit, përfitoj dukshëm disponimin pozitiv në masën e gjerë të qytetarëve të Kosovës.

Tani, një deklaratë e ngutshme e pa menduar politikisht nga zëvendës Kryetari i PDK-së z.Memli Krasniqi, na kthen mbrapa në vitet e kryeneqësive partiake politike që mbanin pezull çdo nismë politike që vinte nga rivalët politik.

Mbetem me shpresë te Kryetari i PDK-së z.Veseli dhe Kryesia e partisë se do të tërheqin vërejtjen rreth kësaj deklarate jashtëkohore që cënon rëndë autoritetin e partisë.

Politika nuk duhet shikuar me kryeneqësi dhe as me nervozizëm. Politika është bashkëveprim. Politika është debat. Politika është art.

Politika nuk është ; “Ne nuk do ta votojmë asnjë Qeveri që nuk e udhëheq partia jonë”.

Gani Neziri anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së në Qendër dhe anëtar në KD. të Degës në Gjilan

KOMENTE