(2L ONLINE) – Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së ka thënë ndër tjerash se lajmi i mirë është se qeverinë e udhëheq për herë të parë pas luftës Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila ka shumë punë para vetës. Ai ka përmendur hapat që do t’i ndërmerr kjo qeveri, projektet që do ta prekin edhe Gjilanin ndërsa ka shtuar se detyra e tij është ajo që bënë në vazhdimësi: Gjilanasi për Gjilanasit!
Ja postimi I Hazirit në profilin e tij në facebook”
“Pas një periudhe gjashtëmuajshe, të lodhshme, tashmë është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë javës, Qeveria do të kompletohet edhe me zëvendësministra dhe emërime tjera në zyra politike. Me këtë përmbyllet procesi i ndërtimit të institucioneve dhe fillon funksionalizimi i Qeverisë. Lajmi i mirë është se qeverinë e udhëheq për herë të parë pas luftës Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila ka shumë punë para vetës, duke filluar nga forcimi i rendit dhe ligjit, funksionalizimi i sektorëve të rëndësishëm të shtetit si dhe duhet të punohet me urgjencë në përmbushjen e kritereve që Kosova të anëtarësohet në strukturat euroatlantike. Lajmi i mirë, po ashtu, është se për herë të parë në ekspozenë e kryeministrit u përmend autostrada Prishtinë – Gjilan dhe Gjilan – Ferizaj, si dhe projekte të tjera në të mirë të gjilanasve. Gjithashtu, besoj shumë që Qeveria e re do të impelementoj Rezolutën e Kuvendit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e miratuar në qershor të vitit 2013, e cila obligon Qeverinë për heqjen e pagesës së taksës kufitare, hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për qytetarët tanë të Kosovës Lindore, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare etj. Dhe për fund, siç ju kam thënë, detyra ime është ajo që bëjë në vazhdimësi: Gjilanasi për Gjilanasit! LH