Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin e DKA’së, Nazim Gagica, ka vizituar institucion parashkollor Integj, për të parë nga afër procesin aty.
Haziri e ka përgëzuar menaxhmentin për punën, duke thënë se janë shembull i zbatimin të masave në mënyrë strikte anti-COVID-19.
“Është njëra prej çerdheve që ka numër të madh të fëmijëve për kujdes ditor. E falënderova drejtoreshën dhe stafin për angazhimin për kujdesin mbi baza ditore për fëmijët, në veçabti për parandalimin e përhapjes së infeksionit. Masat që kemi ndërmarrë ne kundër përhapjes së virusit dhe këtu zbatohen në mënyrë strikte dhe ky është shembull i mirë”, tha Haziri.
“Ne do ta zgjerojmë infrastrukturën me çerdhen e re në lagjen Arbëria, që është investim i komisionit Europian. Problemi i pronës në IP Integj tashmë është zgjidhur dhe po presim të kalojë në pronësi të Komunës, për t’i vazhduar investimet këtu”, shtoi kreu i Gjilanit.
Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, e ka falënderuar menaxhmentin për angazhimin e madh në kohë pandemie për të ruajtur shëndetin e fëmijëve
“Tanimë kemi gjendje stabile në të gjitha institucionet parashkollore edhe në aspekt të infrastrukturës, por edhe në aspektin e ofrimit të shërbimeve për fëmijët. Kjo është si rezultat i përkrahjes së kryetarit Haziri dhe kjo ka bërë që të krijohen këto kushte të mira, që ne u gjetëm këtu. E falënderoj menaxhmentin për angazhimin e madh në kohë pandemie për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”, tha Gagica.
Ndërsa, drejtoresha e IP Integj, Drita Rexhepi-Hoxha, e falënderoi kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e madhe të ofruar për të funksionuar sa më mirë ky institucion parashkollor.
“E njoftuan kryetarin Haziri për fillimin e pjesës së dytë të vitit këtu, për menaxhimin e situatës kundër COVID-19 dhe se si po trajtohen fëmijët. Vizita e kryetarit Haziri dhe drejtorit Gagica është motivim për punë për ne”, tha ajo. /2LONLINE.com/