Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar shkarkimin e kryetarit të komunës ës Kamenicës, Qëndron Kastratit, pas ngjarjeve që ndodhën në fshatin Shipashnicë të Poshtme.
Atje nga banorët e fshatit u penguan të hyjnë në shkollë, zyrtarë të komunës për të lënë inventarinë për fëmijët parashkollorë, me që rast ka intervenuar edhe policia kundër banorëve të fshatit, pasi që po kundërshtojnë që shkolla e tyre të mbyllet shkaku i reformave në arsim, të instituara nga komuna, e cila po parasheh aty çerdhe.
Ja postimi i plotë:
Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Komunës së Kamenicës.
Katër vitet më parë qytetarët e Kamenicës votuan për ndryshim, ndërsa sot pushteti që e zgjodhën po ushtron dhunë ndaj qytetarëve për një të drejtë elementare që ata po e kërkojnë dhe që ju takon me Ligj dhe Kushtetutë, arsimimin e fëmijëve.
Qëndron Kastrati ka keqpërdorur besimin e qytetarëve.
Prandaj, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 PËR VETËQEVERISJEN LOKALE, Neni 64, Qëndron Kastrati duhet të shkarkohet nga posti që ushtron.