Ministri i deritanishëm i Ministrisë së Drejtësisë Abelard Tahiri, zyrtarisht i ka dorëzuar detyrën ministres së zgjedhur Albulena Haxhiut.
Haxhiu me tu zgjedhur ministre kishte thënë se është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.
“Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka thënë ajo.