Klubi i futbollit “Drita” ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Betim Haxhimusën edhe për dy vitet e ardhshme.
“Betimi do të jetë me ne deri në vitin 2022”, thuhet në një njoftim zyrtar të klubit.
Drejtori sportiv, Valon Zymberi pas marrëveshjes tha se Betimi ka qenë gjithmonë një lojtar i rëndësishëm për ne dhe se është i lumtur që do të jetë edhe për dy vitet e ardhshme me ne. /2LONLINE.com/