DYLON

Edhe një rast me COVID-19 në Gjilan, kryetari Haziri thotë se situata është nën kontroll

Edhe një rast me COVID-19 në Gjilan, kryetari Haziri thotë se situata është nën kontroll
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur për një rast të ri të infeksionit me Covid-19 nga Gjilani, ndërkohë që i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se personi në fjalë, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan. Përndryshe, ai shtoi se situata është nën kontroll.

“Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore”, ka thënë Haziri, transmeton 2LONLINE.com

EkoHigjiena

Ai ka thënë se gjatë ditës, kanë mbajtur takim koordinues me emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore për vlerësimin e situatës e cila është nën kontroll në komunën e Gjilanit.

“Ju lutem, mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.