Besnik Hasin e pret e ardhme e ndritur. Ai mund të bëhet edhe përzgjedhës i Kombëtares së Belgjikës. Kështu të paktën bëjnë me dije mediat në Belgjikë, pas largimit të Marc Wilmotsit.
Uebfaqja ‘dhnet.be’, bënë me dije se trajneri i tanishëm i Anderlechtit i plotëson të gjitha kushtet për të marrë drejtimin e belgëve,
“Besnik Hasi që prej marrjes së drejtimit të Anderlechtit, ka heshtur të gjithë kritikët. Shqiptari ka ndryshuar mentalitetin e skuadrës dhe ka e rikthyer atë drejt sukseseve, duke lënë nën hije paraardhësit e tij, Jacobs dhe Jong van den Brom. Klubet evropiane mund të mendojnë për të. Ai mund të bëhet njëri nga pasuesit e mundshëm të Marc Wilmotsit”, shkruan “dhnet.be”…(Arena)