Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gatishmëria për mbarëvajtjen e masave anti COVID nga policia e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me përkushtim edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, duke qenë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë në respektimin e kërkesave për mbikëqyrje dhe monitorim të situatës.
Sipas tij, kontrollet kanë të bëjnë me respektimin e orarit të punës për lokalet e gastronomisë, kafiteritë dhe respektimin e kufizimit të lëvizjes.
“Njësitë policore por edhe në rroba civile dhe të ndihmuar nga inspektorët e AVUK-ut kanë kryer kontrolle të shumta dhe janë marr masa adekuate në përputhje me Vendimin dhe ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID19”, ka thënë ai.
Gjatë natës së mbrëmshme në gjithë territorin e rajonit të Gjilanit për mos respektim të masave janë shqiptuar 453 fletëparaqitje të ndryshme .
“Policia e Kosovës vazhdon të thërras qytetarët të përmbahen në udhëzimet dhe masat e qeverisë së Kosovës se ato janë në të mirë të shëndetit publik”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2LONLINE.com/