DYLON

A do të mund ta “gjunjëzojnë“ Covid-in, gjobat e shumta dhe ora policore?!

A do të mund ta “gjunjëzojnë“ Covid-in, gjobat  e shumta dhe ora policore?!
Avatar photo Redaksia

Rritet akoma numri i gjobave, referuar 24 orësh-it të fundit, që policia po i shqipton ndaj të gjithë atyre që nuk po i respektojnë masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  pandemisë COVID-19, të ndërmarra nga Qeveria.

Derisa një ditë më parë ishin shqiptuar rreth 4 mijë gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan këto masa, në statistikat e fundit policore, për 24 orët e fundit, trendi ka shënuar rritje dhe janë regjistruar në statistikat policore mbi 4 mijë e 200 të tilla.

EkoHigjiena

Sipas raportit të policisë, janë 4 mijë e 263 tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit Covid-19, vetëm në 24 orët e fundit. Ndërkohë që njësitë policore, por edhe në rroba civile dhe të ndihmuar nga inspektorët e AVUK-ut, po kryejnë kontrolle të shumta për të parë zbatueshmërinë e masave anti-covid.

A do të duhej që në fokusin kryesor të jetë vaksinimi i popullatës dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me vaksinat dhe vaksinimin?!

Do të duhej nisur nga sigurimi i bollshëm i vaksinave, decentralizimi sa më i madh i procesit të vaksinimit, shtim i  pikave vaksinuese, ekipe të shumta mobile, vaksinimi i qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, kampanja të shumta vetëdijësuese për rëndësinë e vaksinimit dhe pse jo edhe shpërblime për “dëgjueshmëri qytetare”.

Sidoqoftë, mbesim të shohim statistikat e 24 orëve të radhës, qoftë mbi statistikat për të infektuarit me virus, qoftë edhe mbi gjobat e shqiptuara, për të parë se ka po shkon tutje lakorja. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.