Bajram Hasani, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka kërkuar të vtohet koalicioni me listën më të mirë, e që është koalicionin AAK-PSD, ka kërkuar të votohet Ramush Haradinaj kryeministër, sepse bëri që të ndjehemi zot në tokën tonë, në shtetin tonë.
Ja postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot është dita e fundit e fushatës. Unë jam në listën e koalicionit AAK-PSD me numrin 31.
Kërkoj besimin tuaj për t’iu përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës. Për mua do të jetë nder i veçantë ta përfaqësoj rajonin e Anamoravës në Kuvend. Zotohem se shqetësimet tuaja do të dëgjohen çdoherë
Votoni të dielën, për një të ardhme 100% të dinjitetshme dhe të sigurt.
Votojeni koalicionin me listën më të mirë, votojeni koalicionin AAK-PSD, votojeni Ramush Haradinaj kryeministër, sepse bëri që ne të ndjehemi zot në tokën tonë, në shtetin tonë.
Më votoni edhe mua! Ua kam dëshmuar se ndershmërinë, hallet tuaja, prodhimin e Kosovës, të mirën e saj e kam prioritet.
Unë dua një të ardhme më të mirë për qytetin tim, për rajonin tim, për Kosovën time.
Njëjtë sikur ti edhe unë i rris fëmijët e mi këtu. Njëjtë sikur fëmijët e tu, edhe fëmijët e mi rriten këtu, shkollohen këtu, ushqehen këtu dhe ndërtojnë jetën këtu.
Për ditë të bardha për mua, për ty, për secilin.
Voto! Voto! Voto!
Të mos votosh është gabim AAK-PSD 119
Ramush Haradinaj 1
Bajram Hasani 31
e sponsorizuar