Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ka shkruar në facebook, se sot ishte një ditë e veçantë, pati mysafirë të veçantë, fëmijët, që, siç shkruan Hasani, janë e ardhmja e ndritur e Kosovës.
“Bisedova me ta, të gjithë kishin plane për të ardhmen. Unë i sigurova se po punojmë shumë që ta kenë të ardhmen edhe më të mirë. Iu tregova për punën e ministrisë dhe pata pyetje interesante nga ta”, ka shkruar Hasani.
Ja postimi i plotë i ministrit Hasani:
Sot e nisa ditën me mysafirë të veçantë.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, prita nxënës nga tri shkolla të kryeqytetit, “Hasan Prishtina”, “Dardania” dhe “Faik Konica”.
Fëmijët padyshim që janë e ardhmja e ndritur e Kosovës. Bisedova me ta, të gjithë kishin plane për të ardhmen.
Unë i sigurova se po punojmë shumë që ta kenë të ardhmen edhe më të mirë. Iu tregova për punën e ministrisë dhe pata pyetje interesante nga ta.
Një djalë më tha se do të bëhet kryetar i Prishtinës, ndërsa një vajzë e vogël më tha se do të bëhet biznesmene. Më befasuan me inteligjencën dhe ambiciet e tyre.
Iu thash mësoni shumë, sepse Kosova ka nevojë për Ju.