Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nuk ka të drejtë ta interpretojë çështjen e propozuesit të kryeparlamentarit e as atë se çka është Grupi Parlamentar apo se kush është grupi më i madh parlamentar. Kësisoj kërkesa e PDK-së për interpretim të kësaj çështjeje mund të shkoj huq.
Kështu të paktën mund të thuhet bazuar në ato që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani në një intervistë që e ka dhënë para një muaji në emisionin “Rubikon” të KTV-së. Ai në këtë intervistë ka thënë se çështja e Grupit Parlamentar është çështje politike dhe gjykata nuk ka të drejtë që ta interpretojë.
“Propozuesin unë s’mund ta komentoj. As Grupin Parlamentar, as unë e as Gjykata Kushtetuese nuk mund ta komentojmë, sepse kjo është një çështje politike”, ka thënë Enver Hasani. Sipas tij, ajo çështje quhet politike, sepse nuk mund të zgjidhet me mjete juridike. “Janë çështje që ne nuk mund ta interpretojmë”, ka thënë Hasani.
Për çështjen e kryeparlamentarit dhe të grupit parlamentarit, nga minuta 55 e videos së mëposhtme është deklarata e kryetarit të Gjyaktës Kushtetuese, Enver Hasani.
Në seancën konstituive të Kuvendit që u mbajt të enjten, koalicioni LDK- AAK- Nisma ka arritur që ta zgjedh Isa Mustafën kryetar të Kuvendit. Mirëpo, PDK nuk ishte pajtuar me këtë gjë duke e lëshuar sallën, me pretendimin se është grupi më i madh parlamentar. PDK ka paralajmëruar se këtë çështje shumë shpjet do ta dërgoj për interpretim para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. /Tribuna/
http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=76178