Fatmir Hasani nga Bujanoci, profesor i kimisë dhe tani deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Republikës së Serbisë ka thënë për shërbimin e Trupit Koordinues se do të angazhohet për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ai theksoi se mandatin e parë do të tij do të ta kryej me luftën për një pozitë më të mirë këtyre komunave.
„Duke marrë parasysh qw shkalla e papunësisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është rreth 70 %, ndërsa numri i familjeve të varfura është duke u rritur, duhet të reagojmë sa më parë që banorët të kenë prej çka të jetojnë”, ka thënë Hasani.
Hasani ka theksuar se do të mundohet që në këto hapësira të jetojnë më mirë edhe shqiptarët, serbët dhe romët, por edhe pjesëtarët e tjera të pakicave nacionale. Ai thotë se pakica nacionale shqiptare përmes historisë ka kaluar shumë momente të vështira dhe shpeshë ka mbetur pa përkrahje.
„Dëshiroj që edhe ne të jemi të pranuar, që të egzistoj besim i ndërsjelltë dhe të jetohet me sa më pak probleme”, ka thënë deputeti popullor, transmeton Titulli.com.
Hasani ka theksuar se egziston dallim i madh në aspektin ekonomik në mes komunave në Serbi dhe se duhet këtë problem ta zgjidh shteti. Ai pret bashkëpunim të mirë me organet shtetërore.
Koha është që të lëmë të gjitha në anë dhe të zhvillohemi si kombe, të fillojmë që të punojmë për hyrje në UE, sepse kjo është shpëtimi për gjithë Ballkanin”, ka thënë Hasani duke shtuar se përmes procedurave për anëtarsim në UE, të drejtat e pakicave do të zgjidhen përmes Kushtetutës dhe Konventave Europiane.
Hasani ka thënë se shumë qytetarë drejtohen për ndihmë, para së gjithash në çështjen e punësimit. Siç theksoi ai, ata nuk pyesin për lartësinë e pagës dhe janë të gatshëm që të pranojnë secilën punë në mënyrë që të ushqejnë familjet e tyre. Ai konkludoi se që bashkëqytetarët e vet presin nga ai që t`i ndihmoj dhe është i sigurt që do të filloj zhvillimi ekonomik i komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.