Takimi i fundit i liderëve politikë shqiptar më Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë Ditmir Bushati i zhvilluar në Tiranë nuk ka kaluar ashtu siç edhe ishte paraqitur në publik
Siç ka mësuar portali Titulli, vizitat e ardhshme me liderët e Luginës Ministri shqiptar i ka kushtëzuar me një bashkëpunim në mes veti dhe jo një përçarje siç mbretëron në mes të delegacionit të Luginës, i cili në të njëjtën formë mori pjesë edhe në bisedime me Beogradin zyrtar.
Përveç kësaj, burimi nga delegacioni i Luginës i ka thënë Titullit se Ministri ka pas vërejtje edhe për përbërjen e delegacionit në të cilin pothuajse nuk mungonte asnjë nga liderët e subjekteve politike që veprojnë në Luginë të Preshevës .
Ai këta liderë i ka këshilluar që në të ardhmen të caktojnë koordinator për bisedime me Beogradin (një eventualisht dy) ose në të kundërt në Shqipëri mos të vijnë në mënyrë të këtillë, siç ndodhi më 29-të të këtij muaji.
Në takimin e Tiranës delegacioni i shqiptarëve të Luginës përbëhej nga tetë liderë partish e institucionesh, të cilët si zakonisht shkojnë të ndarë, ndërsa në takime, pasi një numër i madh nuk flasin mes vete, futen pa konsultime dhe koordinim të punëve.