Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Haradinaj tha se me ministrin Armend Mehaj ka biseduar për zhvillimet në Ushtri dhe për tëmat e sigurisë nacionale.
ja postimi i plotë:
Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.
Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë.
RH