Qeveria e Ramush Haradinajt nuk e ka asnjë gjasë për tu bërë, zaten edhe numrat në ëndërr po iu shfaqen sikur posti i Kryeministrit (gjatë fushatës zgjedhore).
Ardianë Halimi
Përsëritja e vazhdueshme e Haradinajt se, i ka numrat për të bërë Qeverinë, është vetëm sa për t’iu hedhur hi syve qytetarëve dhe ndërkombëtarëve!
Presidenti Hashim Thaçi duhet të reflektojë sa më parë që ta thërret seancën konstituive, e jo të përsëritet situata e njëjtë e vitit 2014 (me ngërçe politike).
Nëse “fituesit” nuk i kanë numrat, atëherë Thaçi duhet që mandatarin t’ia kalojë partisë së dytë, pra Vetëvendosjes (apo më mirë të themi partia fituese e zgjedhjeve 2017).
Thaçi një gjë duhet ta ketë të qartë, që nëse tenton ta zvarritë thirrjen e seancës konstituive, do të përballet me reagimin e qytetarëve të Kosovës.
Pra, do të përballet me protesta.