Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një komunikate ka shprehur dhimbjen e tij për të lënduarit e aksidentit së autobusit Salzburg – Prishtinë ku kanë mbetur dhjetëra të lënduar. Haradinaj ka thënë se ndanë dhimbjen me familjarët dhe të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.
“Me shqetësim të thellë pranova lajmin për aksidentin e autobusit që po udhëtonte në linjën Salzburg-Prishtinë.
Ndaj dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që janë lënduar në këtë aksident, dhe të gjithë të lënduarve u dëshiroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjeve të tyre.
Ftoj institucionet tona përgjegjëse që të reflektojnë dhe ofrojnë përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme për të gjithë të lënduarit në këtë aksident”.