Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është kundër zgjedhjeve parlamentare në rast se ato mbahen në mars. Haradinaj ka thënë se në rast se këto zgjedhje do të mbaheshin në mars të këtij viti kualiteti i tyre do të ishte i dobët dhe se mund të ketë rrezik që ato të kontestohen.
Kosova, sipas tij, nuk guxon të bien nën standardin e zgjedhjeve që ka organizuara në vitin e kaluar, por qëzgjedhjet e sivjetshme duhet të jenë edhe më të mira.
“Jo, nuk jam po ju them arsyet pse, për të mbajtur zgjedhje në muajin mars, atëherë nuk janë më të rregullta, frika e ime dhe besoj e gjithë neve në Kosovë është se Kosova të mban zgjedhje, por që nuk janë mirë të organizuara që të ndodh ose kontestim ose një rezultat zgjedhor i kualitetit më të madh sesa këto që i mbajtëm komunale, Kosova është mirë që ka arritur standardin e zgjedhjeve, por nuk guxon të kthehet mbrapa, zgjedhjet parlamentare duhet të jenë më mirë të organizuara do të ishte rrezik, në rast se mbahen zgjedhjet në mars për kualitetin e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, zgjedhjet nacionale varen edhe nga reforma zgjedhore, e cila pritet të përfundojë së shpejti.