Të rinjtë e të gjitha komuniteteve etnike nga Gjilani, në kuadër të programit “Happy for Spring”, zhvilluam aktivitetin ‘’Dyfishi i M (Muzika dhe Unë)”.
Përmes lojërave muzikore dhe diskutimeve ndërmjet të rinjve zhvilluan mendimin kritik për rëndësinë e muzikës multietnike të vendit tonë.
Përmes Karaoke të rinjtë e të gjitha komuniteteve patën mundësinë e argëtimit dhe rrjetëzimit ndërmjet tyre.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është Ndërtimi i Paqes ndëretnike, promovimi i socializimit dhe haromonizimit mes të rinjve dhe grupeve të ekspozuara ndaj diskriminimit në Kosovë, përmes aktiviteteve sociale, edukative e kulturore.
’Happy for Spring’’ është iniciativë e cila implementohet nga CCNO-Center for Cooperation and Networking of Organizations në partneritet me RARE- Rini e Artë, Rini e Emancipuar në kuadër të projektit Linking Through Lenses i implmentuar nga New Social Initiative – Nova društvena inicijativa dhe mbeshtetur nga Swiss Federal Department of Foreign Affairs dhe Rockefeller Brothers Fund & Pocantico Center. /2LONLINE/