‘Pas dy përurimeve të projekteve në fushën e arsimit javën që lamë pas, vazhdojmë me Qendër të re të Karrierës në vlerë prej 19,640.00€ në Shkollën e Mesme të Teknikës “Mehmet Isai”’, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.
Ai ka thënë se Qendra e Karrierës ka për qëllim orientimin në karrierë, rritjen e cilësisë në këtë institucion, si dhe ofrimin e mundësive për krijimin e kuadrove të nevojshëm për tregun e punës përmes përvojës praktike profesionale.
“Ky projekt u realizua falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe përfaqësuesit të Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE).
Vazhdojmë me krijimin e kushteve praktike me standarde evropiane në secilën shkollë. Për arsim sa më cilësor”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/