Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ka hapur ekspozitën me fotografi për dëshmorët e rënë gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luginë të Preshevës dhe dëshmorët tjerë shqiptarë nga të gjitha trevat.
Qytetarë të shumtë ishin të pranishëm në inaugurimin e kësaj ekspozite që do të jetë e hapur deri më 14 maj në ambientet e shtëpisë së kulturës “Abdualla Krashnica” në Preshevë.
Sipas kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB- së, Nazmi Hajredini në këtë ekspozitë prezantohen fotografi nga dëshmorët e kombit nga të gjitha trojet shqiptare.
Ai ka ftuar qytetarët e këtij rajoni që ta vizitojnë këtë ekspozitë sepse në këtë mënyrë do të nderohet idealin dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Ky aktivitet është i llojit të parë që organizohet në Luginë, gjatë viteve të kaluara manifestimet përkujtimore ishin të bujshme me aktivitete edhe më të bujshme kulturore.
shih fotot në:
http://titulli.com/index.php?m=post&s=12310