DYLON

Zbogar: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, do të formohet sipas ligjeve të Kosovës

Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit, ky asociacioni do të ketë kompetencë në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik si dhe planifikimit rural e urban.

EkoHigjiena

“Këto janë sferat e qarta për të cilat do të ketë kompetenca ky asociacion. Kjo është nevojë e komunitet serb, për t’u ndjerë më lirshëm në integrim i cili parashihet me marrëveshjen e Brukselit. Në anën tjetër, shohim nervozizmin e institucioneve të Kosovës, të cilët frikohet se kjo Bashkësi, do të transformohet në një Republika Serbska, por kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Zbogar për televizionin publik (RTK).

“Ne nuk e dëshirojmë një Republikë Srpska, pasi që kjo shpije të krijimi i problemeve të brendshme të funksionimit të një komuniteti. Përmes marrëveshjes së Brukselit, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo Bashkësi të jetë në përputhje me ligjet, dhe në të njëjtën kohë dhe të ketë mundësi të ketë përgjegjësi në këto katër fusha”, ka thënë ai.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=29446

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.