Fondi për të Drejtën Humanitare-Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës dhe përkrahjen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, kanë bërë dje hapjen e ekspozitës multimediale “Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ): Rasti i Kosovës 1998-1999”
I pari i komunës Qëndron Kastrati tha se kjo ekspozitë prezanton hetimet, rekonstruktimet dhe ndjekjen e krimeve në Kosovë.
“Nëntë videot e paraqitura në kohëzgjatje prej 97 minutash, ofrojnë dëshmi për negociatat e dështuara dhe fillimin e konfliktiti në Kosovë” u shpreh ai.
Kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur deri të premten nga ora 09:00 deri në ora 16:00, në palestrën e qytetit.
Komuna e Kamenicës ka ftuar të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në ekspozitë.