(2LONLINE) – Klubi I basketbollit drita nga Gjilani, ka marrë edhe një përforcim të radhës e ai është qendra kanadeze Jasonn Hannibal, I gjatë 211 centimetra.
Hannibal është përforcimi i tretë i Klubit gjilanas që pritet t’i bashkëngjitet si një përforcim i duhur që Drita të avancojë tutje drejtë garave të përfundimtares, pasi aktualisht mban pozitën e pestë në tabelë.
Fazli Fazliu, zyrtar në KB Drita, ka theksuar se ekipi i tij ka pasur nevojë për një lojtar që luan në pozitën e qendrës dhe besojnë se Hannibal është lojtar i qëlluar. Ai tashmë ka marrë rrugë për të arritur në Kosovë dhe pritet që ekipit t’i bashkëngjitet në stërvitje.
Jasonn Hanibal, përveç përvojës kanadeze e amerikane ka edhe atë sllovene. Ai më herët kishte qenë lojtar i ekipit Portland në SHBA, pastaj Polzela në Slloveni dhe së fundi ka luajtur në kryeqytetin kanadez për ekipin Otaëa S. Ai është i lindur në vitin 1988.
Ditë më parë ekipit gjilanas i janë bashkëngjitur edhe fundori manovrues Shamar Coombs, po ashtu lojtar kanadez dhe alo 203 centimetra, Chris Ware. /2lonline/