Profesori i teologjisë, Xhabir Hamiti, iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë. Ai thotë personat që kanë baltosur figurën e Gjegj Kastriotit nuk ia duan të mirën kombit shqiptar dhe se janë të ndikuar nga qarqe të caktuar antikombëtare.
Problemet sociale kanë ndikuar që grupet ekstremiste të gjejnë streh edhe në rajonin e Ballkanit, ndërsa rreziku është permanente që në këto grupe të rekrutojnë edhe djem të rinj në Kosovës.
Kështu konsideron profesori i çështjeve teologjike, Xhabir Hamiti, i cili iu bën thirrje kosovarëve që mos të shkojnë në luftërat pa adresë. “Bijtë dhe bijat tona nuk duhet të mashtrohen e joshur për t`u flijuar për një kauzë të pa adresë’, deklaroi Hamiti në një intervistë dhënë për “Albinfo.Ch”.
Feja islame, sipas tij, është e konceptuar si fe e paqes, dhe nuk njeh ekstremizëm.
Hamiti në këtë intervistë flet edhe për problemet tjera me të cilat ballafaqohet Kosova dhe rajoni, sidomos pas përhapjes së ekstremizmit në rajon.