(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur komandantin e detashmentit të Përbashkët Rajonal të Jugut (JRD) të KFOR-it, kolonelin Zorlu Topaloğlu, në një takim me karakter njohës, ku është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e sigurisë, si dhe për aspekte tjera të përgjithshme.
Kryetari Haliti, pasi i falënderoi për vizitën, uroi ushtarakët e KFOR-it për misionin e tyre në Kosovë.
“Bashkëpunimi i im me KFOR-in, ka qenë gjithmonë i mirë dhe i tillë do të vazhdoj të mbetet. Shprehi falënderime policisë, së Kosovës, KFOR-it dhe gjithë mekanizmave që i kontribuojnë gjendjes stabile të sigurisë në komunën tonë ”, tha mes tjerash Haliti dhe vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë, si dhe bashkëpunimin me njësinë e KFOR-it, LMT në Viti. Po ashtu kryetari e njoftoi ushtarakun turk me rrjedhat e përgjithshme në komunën e Vitisë , si dhe me problemet me të cilat përballet kjo komunë.
Nga ana tjetër, koloneli turk, Topaloğlu, e uroi kryetarin Haliti, për postin e të parit të komunës , duke i dëshiruar suksese në punë. Duke folur për rolin e KFOR-it në Kosovës në fushën e sigurisë së përgjithshme , koloneli Topaloğlu, vlerësoi lartë edhe të arriturat e Policisë së Kosovës dhe FSK-së.
Mes tjerash ai u interesua edhe sigurinë në brezin kufitar me Maqedoninë dhe kalimet ilegale, prerjen e pyjeve dhe për gjendjen momentale të furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të komunës së Vitisë. Ndërsa për aspektin e sigurisë në komunën e Vitisë, atë e njoftoi toger Xhafer Rexhepi ushtrues i detyrës së komandantit të Policinë e Kosovës në Viti, i cili tha se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Institucionet komunale, KFOR-in, Gjykatat, drejtoritë komunale dhe se do të vazhdojnë një bashkëpunim edhe në të ardhmen.
Kurse për përbërjen e Kuvendit, komitetet dhe zhvillimet në këtë organ, mysafirët u njoftuan nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira./2lonline/