Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Verban të Vitisë, ku nga afër ka parë punimet që janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës kryesore të këtij fshati.
Gjithashtu ka parë edhe punimet në zgjerimin e një ure, por edhe në rregullimin e rrugës bujqësore që lidhë në mes veti fshatin Vërban të Vitisë me fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut.