Me rastin e Festës së Pashkëve Katolike, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot famullinë e Stubllës së Epërme dhe atë të Letnicës.
Ai ju ka uruar komunitetin katolik festën e Pashkëve duke dëshiruar shëndet, harmoni, paqe dhe lumturi dhe shtoj se fal klerikëve të mirëfilltë Vitia është shembull i bashkëjetesës ndërfetare por edhe ndëretnike.