Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga Arlinda Sahiti, Drejtoreshë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë marrë pjesë në një takim të organizuar nga Caritasi Zviceran, që ka pasur për qëllim promovimin e projektit ” Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural ( Sired) “.
Ky projekt realizohet nga Caritasi Zviceran dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (Austrian Development Agency) , në kohëzgjatje trevjeçare.
Haliti bëri me dije se Komuna e Vitisë, është ndër 10 komunat e Kosovës që do të përfitojnë nga ky projekt duke shtuar se ai ndihet i nderuar që po vazhdon bashkëpunimin e mirë me Caritasin Zviceran dhe me ADA Austriaken duke potencuar se nga ky bashkëpunim përfitojnë qytetarët e kësaj komune. /2LONLINE.com/