Në vazhdën e përmirësimit të kushteve për bujqit, konkretisht në aspektin infrastrukturor, është shtruar me zhavorr rruga bujqësore nga vendi i quajtur “Gërrmi” e deri tek lagjja Godeni i ri.
Për të parë nga afër punimet që janë kryer në këtë rrugë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar rrugën e cila lidh Vitinë me fshatrat Kabash, Beguncë e Binqë.
Përndryshe, kjo rrugë do të ofrojë mundësi të mëdha bujqve të kësaj zone, të cilët kanë të mbjella bujqësore në tokat e tyre. /2LONLINE/