Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot Kabashin ku po kryhen punimet në asfaltimin e fushës sportive, duke u bërë kështu kompletimi i kësaj fushe.
Ndërkohë, në këtë fshat është duke u punuar edhe në rregullimin dhe pastrimin e pjesës afër fushës, ku ka kaluar përroska nëpër mes të fshatit, e cila ka qenë si deponi e mbeturinave të ngurta.
Haliti me këtë rast u shpreh se do të vazhdohet me rregullimin e fushave sportive pas Smirës, Radivojcit e Vërbanit, edhe me fushën sportive në Lubishtë e lokalitete tjera, kurse po ashtu do të punohet në fushën ambientale dhe krijimin e fushave të gjelbërta sikur këto punime që po kryhen në Kabash, ku do të rikthehet bukuria e fshatit. /2LONLINE.com/