DYLON

Kryetari i Kamenicës pret në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel

Kryetari i Kamenicës pret në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me shefin e kabinetit, Meriton Ramabaja, kanë pritur në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, transmeton 2LONLINE.com.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se me komandantin Adams kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

“Aleatët ndërkombëtarë si në kohët më të vështira edhe tani në kohë paqe janë në përkrahje të vendit tonë. Prita në takim komandantin e ri të Kampit Bondsteel, Col. Derek Adams, i cili tani do të zëvendësojë komandantin, Col. Riley. Bashkë me komandantin Col. Derek Adams, diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

EkoHigjiena

Ndër të tjera kryetari Kastrati në këtë takim, komandantit Adams i shpjegoi se në një vend si Kamenica toleranca mes etnive është ajo që na karakterizon, dhe se një ambient i tillë, siguron paqe për të gjithë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.