Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi I Kuvendit Komunal, Naim Pira kanë vizituar sot fshatin Trestenik të Vitisë për të pare nga afër projektin qe po realizohet në asfaltimin e rrugës kryesore prej 6,5km por edhe asfaltimin e rrugëve lagjore.
Përmes këtyre projekteve infrastrukturore ky fshat do të lidhët me fshatin Sadovinë e Çerkezëve si dhe fshatin Komogllavë të Ferizajit.
Isuf Ibrahimi, Përfaqësues i këtij fshati ndër tjerash falënderoj institucionet komunale të Vitisë për investimet të bëra në këtë lokalitet në këto vitet e fundit.
“Fshati Trestenik ju është mirënjohës kryetarit Haliti dhe qeverisë komunale pasi që në këto katër vite të fundit ata kanë bërë shumë të mira për këtë lokalitet. Një nga ta është kanalizimi, ujësjellësi, rruga rreth 7km, rrugët brenda fshatit si dhe tani është në përfundim rrethoja e shkollës si dhe ndriçimi publik”, u shpreh Ibrahimi.
Kurse sipas zyrtarëve komunal për këtë lokalitet është paraparë të realizohet edhe një rrugë bujqësore. E kryetari Haliti shtoi se me përfundimin e këtij projekti ky fshat do të jetë një fshat modern që do t a kenë lakmi edhe lokalitetet e tjera.