(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësues të Organizatës “IKC” organizatë kjo që është aktive në komunën e Vitisë me projekte të ndryshme dhe atë që nga viti 2009. Me ndihmën e kësaj organizate në Viti kohë më parë janë formuar dy grupe të grave si “Sweet Cake” dhe “Gjelbina” ku gratë pjesëmarrëse në këto grupe merren kryesisht me përgatitjen dhe shitjen e gatimeve të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti theksoi se është shumë me rëndësi që të mbështetën gratë vitiase pasi sipas tij ato luajnë një rol thelbësore në zhvillimin ekonomik dhe bujqësor të vendit.
“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha organizatat që punojnë për mirëqenien e qytetarëve, e në veçanti të gruas pasi që ajo luan një rol thelbësor në zhvillimet bujqësore dhe ekonomike, ne si institucione komunale do të bëjë përpjekje maksimale që përmes drejtorisë së Bujqësisë por edhe përmes mekanizmave të tjerë të mbështesim gratë vitiase” u shpreh Haliti.
Ai mandej falënderoi organizatën IKC për gatishmërinë e tyre që të bashkëpunojnë me komunën e Vitisë duke u zotuar që kjo organizatë si dhe organizatat e tjera do të kenë bashkëpunimin institucional.
Ndërsa Elham Bajrami Drejtori ekzekutiv i organizatës IKC (Initiative for Kosova Community” përmendi disa nga projekte që kjo organizatë parasheh të implementohen gjatë këtij viti si formimin dhe regjistrimin e 6 grupeve të grave të cilat më pas do të mbështetën në punën e tyre konkretisht në fushën e bujqësisë.
Sipas përfaqësuesve të IKC-së në kuadër të projekteve të tyre parashihet edhe trajnime në fushën ekonomike, teknike, barazisë gjinore etj. Kohë më parë me ndihën e kësaj organizate në Viti ishin formuar dy grupe të grave si “Gjelbina” nga Sllatina e cila tani është duke u marrë përgatitjen dhe shitjen e gatimeve të ndryshme kryesisht ëmbëlsirave dhe shitjen e tyre.
Ndërsa grupi i grave “Sweet Cake” nga Binqa, përbëhet nga gratë e komunitetit serb dhe sipas përfaqësuesve të IKC-së ato se shpejti pritet të fillojnë me prodhimin e petave për gatimet e ndryshme si pite, bakllave etj. /2lonline/