Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori Basri Aliu, kanë vizituar sot stafin mjekësor që janë të vendosur në tendën për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus pranë objektit të emergjencës në Viti.
Me këtë rast, Haliti i tha stafit mjekësor në Viti, se ata e kanë mbështetjen e fuqishme të komunës së Vitisë, duke potencuar se pa panik do të kalojnë bashkërisht këtë situatë.
Përndryshe Komuna e Vitisë, është vendosur në karantinë më vendim të nivelit qendror pas konfirmim të prekjes me Koronavirus të qytetarëve Vitisë.