Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Budrigë për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e një rruge lagjore.
Ndër tjerash ai u prit nga banorët, të cilët falënderuan atë për realizimin e këtij projekti infrastrukturor.
Ky projekt, sipas tyre, është shumë i rëndësishëm për lëvizjen e lirë dhe të sigurt.