Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar me banorë e fshatit Smirë. Me këtë rast ai ka bashkëbiseduar me ta lidhur me projektet e realizuara në këtë fshat si dhe atyre që do të realizohen.
Gjatë këtij takimi disa nga banorët e shprehën të kënaqur me punën e Kryetarit Haliti në këtë lokalitet konkretisht me rivitalizimin e shkollës së fshatit, ndriçimin publik si dhe projektin e ujësjellësit që ka filluar gjatë vitit të shkuar e që pritet të përfundoj gjatë këtij viti.
Kurse i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeveria komunale të cilën ai e udhëheq pa dyshim se është e interesuar të investojë në çdo lokalitet të komunës së Vitisë pasi sipas kryetarit Haliti çdo qytetarë i komunës së Vitisë pa dallime meriton të ketë kushte dhe shërbime sa më të mira.
Përndryshe Komuna e Vitisë edhe gjatë vitit të shkuar ka zhvilluar takime me banorët e këtij lokaliteti ku në veçanti është biseduar për planifikimin e buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale.Kurse sonte, kryetari Haliti ka bërë përurimin e ndriçimit publik në këtë fshat.