DYLON

Preshevë: Mbrëmja poetike “Poetët e Luginës”

Preshevë:  Mbrëmja poetike “Poetët e Luginës”
Avatar photo Redaksia

Në ambientin e Caffe House N’çarshi në Preshevë u mbajt mbrëmja poetike e titulluar “Poetët e Luginës”, e organizuar nga Unioni Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni.

Ky program kulturor erdhi me ngjyra të ndryshme në Luginë, u pasurua me poezi nga shpirti, recitime që ngjallën emocione, tinguj nga kitara dhe një audiencë e larmishme, duke filluar nga profesorë të gjuhës shqipe, prindë, studentë të gjenerata të ndryshme dhe dashamirë të artit.

EkoHigjiena

Përveç poezisë, nuk mungoi as kënga me mysafirë Donika Nuhiu dhe Ardit Limani.

“Për ne si Union, ishte privilegj, nder dhe kënaqësi që sollëm tinguj, si nga shkronjat ashtu edhe nga zëri, e që për çdo aktivitet, shoqëria luginase tregon se sa shpirt të pasur ka:, thuhet në njoftimin e Unionit Studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni.

Burimi: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.