Projekte të shumta po realizohen në komunën e Vitisë. Kështu tha kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti,gjatë inspektimit të punimeve infrastrukturore që po kryhen në territorin e komunës së Vitisë.
Edhe pse ditë e diel, Haliti ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve te Sokoltë në fshatin Verban. Poashtu ka vizituar fshatin Gërmovë ku është asfaltuar terreni sportiv i këtij fshati.
Haliti gjatë ditës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka vizituar edhe fshatin Radivojc ku është bërë rivitalizimi i fushës së ketij fshati e cila gjendet në oborrin e shkollës.
Ai poashtu ka vizituar edhe projektet që po realizohen në fshatin Beguncë ku janë asfaltuar tri rrugë:Rruga te lagjeja Rexhepi,rruga tek shkolla e re e fshatit dhe nje segment i rruges qe lidhet me rrugen kryesore të fshatit.
Gjate ditës së sotme kryetari Haliti ka pritur edhe nje grup investitorësh në krye me inxhinierin e kompanise “Montmasson” Christian Doche,ku është biseduar për mundësinë e investimeve për zgjidhjen e problemeve të ujërave të zeza.