Qytetarët e komunës së Vitisë, të premten më 30 qershor do ta kenë përballë kreun e Komunës së Vitisë Sokol Halitin, për të debatuar, për punën e institucioneve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, pasi do të mbahet debati publik i kryetarit të komunës, i cili do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.
Në këtë debat, qytetarët do të kenë mundësi që të njiheni me punën gjashtëmujore të këtij viti dhe zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë andaj inkurajohen qytetarët për pjesëmarrje, bëhet e ditur në njoftimin e autoriteteve komunale.
Debati do të mbahet me datë 30.06.2017 (e premte), me fillim në ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, respektivisht në Sallën e Kuvendit Komunal në Viti dhe organizohet nga Zyra e kryetarit të komunës dhe Zyra për Informim Publik dhe Marrëdhënie me Publikun.