Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë edhe sot ka shfaqur brengën me gjendjen e krijuar pas diagnostifikimit të një të riu me Covid19.
Kryetari Sokol Haliti tha se kjo duhet të merret seriozisht sepse druhet se gjendja mund të kthehet në fillim.
Ai tha se janë duke mbajtur kontaktet me familjarët e të infektuarit dhe po vëzhgohet gjendja.
Haliti u bëri thirrje të gjithëve për seriozitet dhe vëmendje të shtuar, sepse sipas tij, vetëm me angazhimin e të gjitha mekanizmave, por edhe vet qytetarëve, mund të parandalohet përhapja e mëtutjeshme e virusit.
Ai sërish ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid19.