Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nuk e sheh të mirë gjendjen epidemiologjike në përgjithësi. Sipas tij, pasojat janë të rënda dhe virusi është në mesin tonë gjithandej, ndonëse po duket që rastet pozitive janë në rënie.
Në mbledhjen e sotshme të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u bë thirrje që vazhdohet me zbatimin dhe respektimin e rekomandimeve dhe masave mbrojtëse, në mënyrë që sëmundja të mposhtet sa më shpejt.
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, me keqardhje e ka ndarë lajmin për vdekjen e mjekut të njohur Dr. Feti Hetemi. KKMSH iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Hetemi, kolegëve e bashkëpunëtorëve si dhe miqve të doktorit, duke e vlerësuar lart kontributin e tij profesional, humanitar dhe atdhetar. /2LONLINE.com/