Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në 10 vjetorin e themelimit te Qendrës Kosovare per Studime te Sigurisë (QKSS).
Qëllimi kryesor i kësaj qendre është që të zhvillohet sektori i sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor duke u bazuar në qeverisje të mirë.
Sipas ueb faqes zyrtare të QKSS kjo qendër për një dekadë ka ndërtuar dhe ofruar ekspertiza alternative në studimet e sigurisë, duke plotësuar një boshllëk në një kontribut të kufizuar akademik në këtë fushë në Kosovë.
Përfaqësuesit e kësaj organizate kanë çmuar lartë bashkëpunimin e Komunës së Vitisë me QKSS-në. Kurse Kryetari Haliti iu drejtua te pranishmeve përmes një video incizimi.
Përndryshe vlen të theksohet se puna e kësaj organizata është vlerësuar lartë nga Jamie Shea , ish zëdhënës i NATO-së por edhe nga David Phillips prej Universitetit Amerikan Columbia.