Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një konferencë për shtyp dhe ka kërkuar nga insitucionet qendrore të Republikës së Kosovës që të respektojnë një vendim të Komitetit Drejtues Ndërministror të marrë nga qeveria e kaluar gati para një viti e që ka të bëjë me kyçjen e kësaj komune në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Kryetari Haliti, ka bërë me dije se ai përsëri ka dërguar një shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Hardinaj, ku ka kërkuar implementimin e vendimit qeveritar të ndërmarr në vitin e kaluar për rregullimin e kyçjes së Vitisë, në pikën më të afërt atë në fshatin Gërlicë të Ferizajt duke e cilësuar atë si kyçje natyrale dhe historike të rajonit të Anamoravës me Shkupin.
Megjithatë Kryetari Haliti ka potencuar se deri me tani insitucionet komunale të Vitisë, nuk kanë marrë një përgjigjje negative për kyçjën në autostradë dhe shtoj se ata kanë shpresë së do të realizohet kjo kyçje. Përndryshe në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira pasi që edhe Kuvendi Komunal i Vitisë, është për këtë kyçje të qytetarëve të Vitisë në autostradën “Arben Xhaferi”.