DYLON

S I N O N I M I

S I N O N I M I
Avatar photo Redaksia

S I N O N I M I

(Agim Ramadanit)

Mehmetali Rexhepi

rrotulluese sjellën agimet që venin e shkonin të ftohta vesë-tharëse akulluese
pos në inserte ëndrrash dukej e nuk prekej Ajo Nuse
përtej shqipes e vishnin me kostumet e modës të stinëve
ngjyrat i derdhte e për habi nuk i shihnim veç rutinës
të gjitha shtjellimet të gjitha ligjërimet të gjitha fluturimet
të gjitha ngërthesat digjeshin e kundërmonin nën saçin e verës
edhe tepsia e njëjtë menyja e shijes si në krye të herës
dhe nuk ngurronim t`i hanim kokat siç na i hanë sot kokrrat
me pirunë të mërisë tjerrkej kanuni e dokrrat
një doktrinë “gacash” e solli Sinonimi i zbardhjes

EkoHigjiena

*

agimet rrotulloheshin të hirta
i pandalshëm muzgu
e njëjta rutinë shtrohej shtretërve të fortë
mbulesa ankthesh dhe gjumi
Ai i përjashtuari nga ajo klasë rutine
kishte vjelë e vjelë gjithë ato ngjyra agmie
t `ua shtronte e t`ua ndezte t`ua joshte ato shikime lirie
hapësirave fluturuese të shqiponjave
të Një Kastrioti të Një Buletini të Një Hasan Prishtine

*

tabloja vigane e një Agimi ngjizej në frymëmarrjet e Sinonimit
kur pa se peneli mbi të zezën e theksuar
nuancat nuk zbardhnin dot atë udhë
të gjitha të panatyrshmet e kufirit
ia tkurrnin ngjyrat ndaj mori vendimin
t`i hidhej tablosë e përskuqura me krisma

*

kaherë në shpirtin e Tij copë e grimë ishte thyer
miti i pathyer
kaherë një Koshareje fytyrën grykë-topave mizorë ua kishte kthyer
Ajo fytyrë Ai portret
sikurse të gjithë të madhërishmit prore i kthjelltë
është prilli është maji vetë
vështron nga amshimi vdekatarët
të marrët
se si i zhveshën kostumet që ia kishte veshur Ai Lirisë

*

më fal Sinonim i Bardhësisë
lotët nuk mi shpifin ndjesitë
më fal
të lutem më fal
pengu i jetës më rikthen tek burimi Yt kristal
tek lartësia e malit
tek shiu i mallit
tek pjelloria e arave Tua të majit

*

më fal Agim ose Ngadhënjim
ngjyrë e cakut Tënd të prekur
ngjyrë e ëndrrës sime të mekur
fjalori im i hapur i dhimbjes së fshehur
fletë pas flete shikimi Yt mëkues e shigjetues

*

më fal
dhe më lejo t`i them “ndal” në emrin Tënd
bukurisë së dehur
siç i the “Shigjetës”
të thyer në shkëmbin e trupit Tënd

*

Agim
përjetësi shenjtërie e fjalësit tim

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.