Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Dritor Mehmetin nga Remniku i Vitisë i cili pritet të merre pjesë në një konferencë shkencore në Kore të Jugut.
Kryetari Haliti tha se ai mbetet i përkushtuar të përkrah vitiasit në arritjen e qëllimeve të mira në veçanti të rinjtë qoftë në aspektin intelektual apo të talenteve të rijnë.
Përndryshe vetëm gjatë këtij viti kjo komunë ka përkrahur shumë të rijnë nga Vitia në pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshe në vend dhe jashtë si: Erta Ramdanin , e cila kishte marrë pjesë në garat e këndimit “ Bled Golden Microphone” që janë mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë por edhe Vlera Hasanin dhe Gentrit Hoxha të cilëve kryetari Haliti ju kishte dhuruar nga një laptop.