DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj takon gjeneralin e KFOR-it, Salvatore Cuoci

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj takon gjeneralin e KFOR-it, Salvatore Cuoci
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së) z. Rashit Qalaj, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, ka pritur në takim zyrtar gjeneralin e KFOR-it z. Salvatore Cuoci.

Drejtori QALAJ në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi gjeneral Salvatore CUOCI për vizitën e tij, dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar, krimit trans kufitar, si dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare, dhe si rezultat i nevojës së angazhimit, bashkëpunimit dhe inkuadrimit të Policisë së Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

U veçua se Policia e Kosovës ka bashkëpunim të mirë me autoritet e KFOR-it, bashkëpunim ky i cili ka treguar rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe sukseset në patrullimet e përbashkëta, kryesisht në brezin kufitar.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve fushore, me qëllim të avancimit të mëtejmë të të dy institucioneve, e që kanë synime të përbashkëta në sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.